Maqedoni

Bastri Bajrami: Shumica parlamentare e shkarkoi me forcë deputetin Fadil Zendeli

Shpërndaje

Lëvizja BESA, ka reaguar kundër shkarkimit të deputeti Fadil Zendeli nga Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime, njofton albazone.mk.

Sipas deputetit Bastri Bajrami, shumica parlamentare ka shkarkuar Zendelin për të bërë emërime partiake nëpër institucione.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave

Të dashur qytetarë

Jeni dëshmitarë se tre ditët e kaluara në Kuvend u zhvillua një debat, ku argumentet dhe procedurat u mbivotuan nga shumica parlamentare.

Edhe përkundër faktit se ne si deputet të Lëvizjes BESA kemi qenë shumë konstruktiv dhe të hapur për dialog, si duket shumica aktuale këtë e ka marrë për dobësi dhe me çdo kusht përmes forcës ka shtyrë shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga komisioni për zgjedhje dhe emërime.

Pyetja lind sot se çka po përgatit pushteti aktual që kërkon me çdo kusht të ketë shumicë në komision dhe a po tenton që të partizojë institucionet publike, emërimet e të cilave bëhen nga Kuvendi. (Kush jane propozimet partiake per gjykaten kushtetuese qe deshirojne nga dera e vogel ti kalojne ne Komisionin per zgjedhje dhe emerime.)

Pushteit aktual ne vend qe te angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupcionet ne rradhët e veta, të reformoj institucionet e drejtësisë, në këto kohëra të vështira të punoj në ruajtjen dhe rritjen e mirëqeqenies se qytetarëve, fokusi kryesorë i saj është që ku t’i rahatoj kuadrot e veta partiake, familjaret e vet dhe si të partizoj dhe politizoj më shume institucionet publike.
Ne nuk kemi dashur që kjo të jetë forma jonë e veprimit por pasi që këtë rrugë zgjodhi shumica LSDM-BDI, do jemi të detyruar që të ryshqyrtojmë pozitën tonë konstruktive dhe do të veprojmë konform interesit të qytetarëve dhe rrugës euroatlantike të vendit.

Nga sot paralajmërojmë se nuk do rrim heshtur dhe nuk do lejojmë që preçedentët që i krijon shumica aktuale LSDM – BDI të kalojnë në heshtje, prandaj sot publikisht po themi që në gjitha projektet që nuk janë në interes të qyterarëve por interesa te ngushta te dyshes qeverisese LSDM -BDI do ta marrin pergjigjen e duhur permes instrumenteve parlamentare. Ne ofruam dialog ndërsa shumica LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe force. Prandaj nga nesër do ballafaqohen me angazhim maksimal te Lëvizjes BESA me të gjitha format demokratike dhe ligjore që na mundëson rregullorja e Kuvendit dhe veprimi politik.

Ju faleminderit

Shkarkimi i Zendelit nga pozita e anëtarit u kërkua pasi shumica synonte të ketë shumicën e votave në Komisionin për zgjedhje dhe emërime për te zgjedhur anëtaret e rinj të Gjykatës kushtetuese dhe për emërime te tjera.