Bota

Oficeri i shqiptar nga Ukraina: Ne i kapim armët për ta mbrojtur vendin (Video)

Shpërndaje

Një faqe e shqiptarëve të Ukrainës ka realizuar një intervistë me një oficer të ushtrisë ukrainase me prejardhje shqiptare të quajtur Valera Peykov. Ai gjatë intervistës flet në gjuhën shqipe dhe tregon për shqiptarët e Ukrainës. Peykov ka shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it. Intervista ishte realizuar në janar të vitit 2022, një muaj para se të fillojë agresioni rus.

Oficeri me prejardhje shqiptare tregon se është ushtarak në pension por për shkak të situatës së tensionuar është rikthyer në ushtri për ta mbrojtur vendin.

“Unë isha në pension, kur tensionet u shtuan në Ukrainë, u ktheva në ushtri për ta mbrojtur vendin”, ka thënë ai.

Oficeri shqiptar thotë se ukrainasit nuk duan luftë por nëse është nevoja do t’i kapin armët ta mbrojnë Ukrainën.

“Ne shqiptarët e Ukrainës nuk duam luftë, por nëse është e nevojshme për ta mbrojtur Ukrainën ne do të çohemi t’i kapim armët”, ka thënë ai.

Ai flet edhe për misionin e tij në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Kur isha me forcat e KFOR-it në Kosovës, më pëlqyen natyra dhe populli i Kosovës shumë, dua të kthehem sërish atje”, tha ai.

Ushtaraku shqiptar tha se kanë organizuar shoqërinë shqiptare në Ukrainë për ta ruajtur kulturën dhe gjuhën shqipe.