Zgjedhjet në Shqipëri, PS fiton 5 nga 6 bashki, “Shtëpia e Lirisë” shpall fitoren në Shkodër
Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë dalë fitues në 5 nga 6 bashki që u organizuan zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura më 6 mars, ndërkohë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka shpallur fitoren në Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake ta Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, së fundmi PS ka fituar edhe Bashkinë e Durrësit, një nga bashkitë më të mëdha në vend.
Kandidatja e PS-së, Emiriana Sako ka arritur të sigurojë 39,157 vota në Durrës ose 58% të votave, e ndjekur nga Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” me 20,831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti i Partisë Demokratike me 7,937 vota.
Më herët, kandidatët e PS-së fituan me radhë në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Dibër.
Ndërkohë vazhdon numërimi në Shkodër, ku garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.
Ndërkohë që procesi i numërimit në Shkodër është drejt fundit dhe Bardh Spahia kryeson me mbi 43% të votave, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, pjese e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.