Bota

Ja sa kushton një litër naftë në Zvicër

Shpërndaje

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord së fundmi në gjithë botën, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë, duke përfshirë edhe Zvicrën.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, sanksionet, kanë bërë që kriza të ndihet në gjithë botën. Kjo krizë e ka prekur edhe shtetin e Zvicrës në të gjitha dimensionet e saj.

Çmimet më të fundit në pikën e karburantit Socar në Dübendorf ZH shkuan në 2,25 franga për një litër pa plumb, madje 2,38 franga për një litër naftë, duke rritur në minium për 25 centë, shkruan gazeta “Blick”.

Në bazë të indeksit ditor të kantoneve, Albinfo.ch ka pasqyron se në:

Sion është rritur nga 1,98 franga në 2,23 franga

Migrol në Bernë (2,20 franga).

Shell në Kriens (LU) (2,25 franga).

Altdorf (2,25 franga).

Rappersëil-Jona SG, (2,28 franga).

Megjithatë, për shkak të rritjes së kostove të naftës së papërpunuar, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të tjerë, kostot e karburantit pritet të arrijnë nivelet më të larta të vitit 2008 duke kaluar 2 CHF, për benzinën dhe 2,40 CHF për naftën.

Rritja e inflacionit në mbarë botën, ndikimi i pandemisë Covid, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, një ngadalësim i prodhimit të naftës amerikane dhe tensionet gjeopolitike kanë kontribuar të gjitha në rritjen e çmimeve, shkruan tutje albinfo.ch.