Në Teksas hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe, Dua Lipa mes fëmijëve shqiptarë
Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, është një nga ambasadoret më të mira që vendi ynë dhe Kosova kanë. Që kur nisi që të bëhej mjaft e njohur në publik, ajo nuk ngurroi që të tregonte origjinën e saj.
Madje herë pas here promovon kulturën, artin dhe bukuritë e vendit të saj. Por së fundmi, artistja me famë botërore ka qenë e pranishme në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij eventi, Dua Lipa ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar. Madje ajo ka publikuar edhe disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet në prani të fëmijëve.
Dua ka postuar edhe një imazh ku shihet teksa bën simbolin e shqiponjës me duar.
“Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”, shkruan këngëtarja e famshme bashkëngjitur me fotot në fjalë.