Turqi, 18 automjete përfshihen në një aksident zinxhir
Prefektura e rajonit Bolu në Turqi ka njoftuar se në një aksident zinxhir në tunelin Bolu Dağı ku janë përfshirë 18 automjete janë plagosur 31 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga prefektura thuhet se në aksidentin zinxhir brenda tunelit Bolu Dağı janë përfshirë 18 automjete, përfshirë dy autobusë, 6 maune dhe 10 automjete të vogla. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 31 persona, prej të cilëve 2 në gjendje të rëndë, 17 janë dërguar në spital dhe 14 kanë marrë trajtim.
“Në hyrjet dhe daljet e tunelit janë marrë masat e sigurisë duke aktivizuar ndërhyrjen ndaj aksidentit. Në vendin e ngjarjes janë dërguar dhe kanë mbërritur në vend ekipet e zjarrfikësit, xhandarmërisë, policisë, njësi nga Ekipi Kombëtar Mjekësor i Shpëtimit (UMKE) dhe Autoritetit shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Pas aksidentit, ekipe nga qytetet përreth janë zhvendosur në qytetin tonë dhe kanë mbërritur në vendin e aksidentit”, thuhet në deklaratë.
“Pas aksidentit vazhdojnë punimet për heqjen e automjeteve. Në këtë proces automjetet që shkojnë në drejtimin Bolu-Stamboll janë drejtuar nga autostrada D-100”, thuhet në deklaratën në të cilën qytetarëve të plagosur u urohet shërim të shpejtë.