Pas Shëngjinit, deti tërhiqet edhe në Vlorë! (Video)
Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Ky fenomen, për shumë i panjohur më parë, ka tërhequr vëmendjen e vlonjatëve dhe vizitorëve në qytetin jugor.
Në videon e siguruar nga Gazeta Panorama, shihen varkat e peshkatarëve në rërë, që supozohen të ishin brenda ujit, të cilat janë disa metra larg detit pas baticës.
Ndërkohë i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit. Teksa vitin e kaluar deti po avanconte duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, këtë vit ndodhi fenomeni i kundërt.
Prej 5 ditësh, deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.