Amerikanët do t’ia heqin emrin hotelit “Marriott” të Sasho Mijallkovit

Shpërndaje

Hoteli “Marriott” në sheshin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut mund të mbetet pa emër dhe të përjashtohet nga zinxhiri i grupit hotelier amerikan.

Ky vendim pritet të pasoj pasi që një nga pronarët e këtij hoteli, Sasho Mijallkov u shpall “persona non grata” nga SHBA, duke qenë pjesë e sanksioneve të administratës amerikane, përcjell portali SDK.mk.

Ish-drejtorit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijalkov tanimë nga autoritetet e vendit u janë ngrirë dhe sekuestruar edhe bizneset e tjera në vend me një vendim të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Por edhe nga kompania Marriot International kanë thënë se do të veprojnë në përputhje me sanksionet dhe ligjet në fuqi.

Hoteli “Marriott” në Shkup është në pronësi të kompanisë Develop Group DOO Shkup, në të cilën kompania Best Ëay Investment DOOEL Shkup e udhëhequr nga Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov është aksionar me 32.5%.

“Develop Group” me “Best Ëay Investment” është një nga aksionerët më të mëdhenj në “Stopanska Banka Manastir”, zotëron disa kompani nafte, si dhe baste sportive “Max Bet”.

“Marriott International” është një kompani shumëkombëshe amerikane që lëshon licenca të ekskluzivitetit të hoteleve me emrin e saj. Ata e kanë selinë në Bethesda, Maryland. Përveç licencës për të përdorur markën Marriott International, ajo tarifon një përqindje të çdo rezervimi përmes sistemit të rezervimit të grupit të hoteleve dhe një përqindje të përdorimit të dhomës.