Bota

Samiti urgjent i NATO-s, Biden niset drejt Brukselit dhe Varshavës

Shpërndaje

Presidenti Joe Biden është nisur drejt Brukselit dhe Varshavës për të koordinuar me aleatët perëndimorë fazën tjetër të ndihmës ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.

Bombardimet ruse kanë shkatërruar ndërtesa civile, përfshirë një qendër tregtare në Kiev, ndërsa sulmi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës po hyn në muajin e dytë.

Këtë javë aleatët perëndimorë do të koordinojnë fazën tjetër të ndihmës për Ukrainën, me Presidentin amerikan Joe Biden që po shkon në Evropë për të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s dhe për t’u takuar me udhëheqësit e G-7 dhe Bashkimit Evropian, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

“Presidenti do të bashkohet me partnerët tanë për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe forcimin e sanksioneve ekzistuese për të goditur shmangien dhe zbatimin e plotë të tyre. Ai do të punojë me aleatët për ndryshime afatgjata të pranisë së forcave të NATO-s në krahun lindor. Presidenti do të shpallë veprime të përbashkëta për të rritur sigurinë energjetike evropiane dhe për të pakësuar më në fund vartësinë e Evropës nga gazi rus“.

Qëllimi është që të forcohet pozita e Volodymyr Zelenskyy-t teksa ai negocion me Moskën. Presidenti ukrainas ka sinjalizuar se pasi të arrihet një marrëveshje armëpushimi, ai është i hapur për të diskutuar statusin e rajonit lindor të Donbasit – i mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia – dhe Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Kievi është gjithashtu i gatshëm të marrë në konsideratë heqjen e kërkesave për anëtarësim të plotë në NATO në këmbim të garancive të sigurisë.

“Analiza e asaj se çfarë po shohin aleatët dhe partnerët dhe çfarë janë të gatshëm të bëjnë, do të jetë tepër e rëndësishme. Nuk do të mjaftojë që Rusia të largojë trupat e saj. Rusia do të duhet gjithashtu të paguajë për rindërtimin e shkatërrimeve në Ukrainë”, thotë Jonathan Katz me Fondin gjerman Marshall.

Presidentit Biden do t’i duhet të punojë mes ndasive të disa aleatëve të NATO-s që duan të furnizojnë Ukrainën me armë sulmuese, si avionë luftarakë dhe të tjerëve, që duan të shmangin përshkallëzimin me Moskën.

“Ndërsa lufta në Ukrainë është sigurisht e trishtueshme, një luftë më e gjerë në Evropë do të ishte thelbësisht katastrofike. Roli kryesor i NATO-s këtu është në thelb të parandalojë Luftën e Tretë Botërore. Pra, NATO-ja ka një detyrë reale përpara për të penguar Rusinë nga çdo agresion më i gjerë kundër vendeve evropiane”, thotë Sean Monaghan me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden do të njoftojë gjithashtu ndihma shtesë për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve, ku përfshihen miliona ukrainas që vërshojnë në Poloninë fqinje, ku ai do të takohet me Presidentin Andrzej Duda.

“Polonia është vendi ku Shtetet e Bashkuara kanë shtuar një numër të konsiderueshëm forcash për të qenë në gjendje të ndihmojnë në mbrojtjen dhe mbështetjen e krahut lindor. Polonia duhet të përballet tani, jo vetëm me luftën në Ukrainë, por me dislokimet ushtarake të Rusisë në Bjellorusi, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht ekuacionin e sigurisë atje”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar spekulimet se presidenti Biden mund të takohet me refugjatët gjatë vizitës në Poloni. Por ai nuk do të vizitojë Ukrainën, du