Kryetari i Listës Serbe: Bojkotim i punës në institucione deri në rikthimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç
Kryetari i Listës Serbe, në të njëjtën kohë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq i është bashkuar protestës së serbëve në veri të Kosovës.
Rakiç para mediave ka pohuar se do të pezullojnë punën derisa të rikthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç.
“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë. Duam paqe. Dua të theksoj se për herë të parë nuk kemi arritur një marrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiç për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Edhe sot i kemi kërkuar të njëjtën gjë, por ai ka kërkuar që mos ta bëjmë. Dua të theksojë se të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës duke përfshirë policinë do të pezullojnë punën deri në kthimin e Liljana Stevanoviç”, tha ai.
Kujtojmë se Këshilli iGjyqësor i Kosovës Ndryshe mori vendim që të pezullonte Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.
Sipas informacioneve, ajo u pezullua pasi kishte marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë dhe disa zyrtarë tjerë.
Protesta e serbëve filloi rreth orës 12:00, për vendimin dhe pasi qeveria e Kosovës mori vendim që të mos lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.