Ditëlindje në luftë, Vitali Klitschko uron vëllain: Vladimir je dhurata më e mirë që kam (Video)
Në mes të luftës në Ukrainë, Vladimir Klitschko po feston ditëlindjen e tij të 46-të. Vëllai Vitali e ka uruar atë me një mesazh emocionues, në një video të ndarë për publikun. Vitali në video ka falenderuar mamanë e tij, pasi sipas tij, Vladimiri është dhurata më e bukur që i kanë bërë.
“Sot dikush që është shumë i afërt me mua feston ditëlindjen. Ne ndajmë një lidhje të fortë, edhe pse jemi të ndarë. Në këtë moment të rëndësishëm për Ukrainën, ne jemi bashkë në Kiev. Ne qëndrojmë krah për krah. Unë e ndjej mbështetjen e vëllait tim çdo ditë dhe çdo sekondë. Kjo është lufta më e vështirë e jetës sonë – lufta për qytetin dhe vendin tonë”. Nuk ka dyshim se ne do të fitojmë. Sepse e mira gjithmonë e mund të keqen,”Gëzuar ditëlindjen, vëlla. Mami, faleminderit për dhuratën më të mirë ndonjëherë”, tha ai.