Partitë Popullore Evropiane miratojnë Rezolutën pro heqjes së vizave për Kosovën

Shpërndaje

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.Ndryshe, edhe LDK është pjesë e Grupit të Partive Popullore Evropiane.