Kapet drogë në vlerë të 300 mijë eurove! Arrestohet i riu nga Ohri

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është kapur 86 kilogram drogë e tipit marihuanë, në vlerë të 300 mijë eurove.

Droga është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.G. nga Ohri. Sipas MPB-së droga po vinte nga Shqipëria, kurse si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.