Erdogan e përshëndet turqisht, Talat Xhaferi përgjigjet serbo-maqedonisht: “Dobro, falla” (Video)
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në Ankara u prit nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ata shtrënguan duart ndërsa, rikonfirmuan angazhimin për marrëdhënie të mira mes dy vendeve si dhe mbështetjen ndaj njëra- tjetrës në procesin eurointegrues.
Erdogan e ka përshëndetur Xhaferin turiqsht, duke e pyetur “Nasislsin” (si Je?). Xhaferi si nga “pushka” ia ka kthyer maqedonisht, me elemente serbe “Dobro falla, kako ste vie” (maqedonisht thuhet “Dobro Bllagodaram”). Këtë pjesë të bisedës mund ta dëgjoni në videon më poshtë, që është bë hit në internet.
https://www.youtube.com/watch?v=Pn3ywOxSDLI&feature=youtu.be
Paraprakisht Xhaferi takoi edhe homologun e tij Ismail Kahraman. Xhaferi deklaroi se vizita është vazhdimësi e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në të njëjtën kohë, ai u falënderua për mbështetjen konsekuente dhe konstruktive të Turqisë dhe për solidarizimin me Maqedoninë në suazat e integrimeve euroatlantike, sidomos për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
“Shkëmbyem mendimet për bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe konstatimi i përbashkët është që ka mungesë të bashkëpunimit në sferën ekonomike dhe të turizmit. Në drejtim të mbështetjeve të më tejme në aspiratat për në NATO. Republika e Turqisë qëndron fuqishëm në vendimet tyre paraprake për mbështetje pa rezervë për R. Maqedonisë n ë NATO”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismail Kahraman, shprehu optimizëm për thellim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë.
“Shpreh falënderim për rolin konstruktiv të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, respektivisht propozimin për zgjidhje kompromise, me qëllim të tejkalimit të ngecjes shumëvjeçare për gjetjen e zgjidhjes për selinë e Sekretariatit të kësaj asambleje parlamentare. Njëkohësisht, ai dha përkrahje për proceset reformuese dhe politikat e fqinjësisë së mirë që i bën Republika e Maqedonisë”, tha Ismail Kahraman, kryetar i Asamblesë së madhe nacionale të Turqisë.
Pas takimit, kryetari i Kuvendit vizitoi Mauzoleun e Ataturkut ku vuri kurorë me lule dhe u nënshkrua në Librin e artë.