Argëtim

Pesë pyetje të cilat çdo femër ia bën ish-partnerit

Shpërndaje

“A po e ndien mungesën time?”. Qoftë kur është fjala për atë që edhe ai juve ju mungon, dëshiron të dijë se a ka qenë ndarja e tmerrshme, andaj shpresoni që i mungoni edhe ju, sepse keni dëshirë të dëgjoni që po i vuan të gjitha.
Sikur të kishin rastin, të gjitha femrat do t’i bënin së paku njërën nga këto pyetje.

1. “A po e ndien mungesën time?”

Qoftë kur është fjala që edhe ju e ndieni mungesën e tij, andaj dëshironi të dini a ka qenë ndarja e tmerrshme dhe shpresoni që po i mungoni, sepse keni dëshirë të dëgjoni që po e vuan ndarjen.

2. “A po e shikon profilin tim në Facebook?”

Duke shpresuar që aty-këtu “do të bëhet i gjelbër”, kur sheh që fare nuk po ndiheni keq, edhe pse mbase nuk është mu ashtu siç i duket.

3. “A ke dikë, tani për tani?”

Sido që të ketë qenë ndarja, të gjitha femrave u intereson kjo pyetje, andaj gjithmonë fshehtas shpresojnë që përgjigjja së paku të jetë mohuese. Së paku para se ato të gjejnë dikë tjetër.

4. “Përse përfundoi mu ashtu?”

Është fakt që për ndarje nevojiten dy veta. Mirëpo, nëse në rastin tuaj ai ka qenë fajtori për shumicën e gjërave të këqija, ju kuptojnë shumë mirë përse ju intereson kjo gjë, sepse assesi nuk mund ta kuptoni faktin që e keni merituar ju një përfundim të këtillë.

5. “Çfarë ke gjetur tek ajo që unë nuk kam pasur?”

Me fjalë të tjera, nuk mund të besoni që aq shpejt ka gjetur të dashur të re.