Vihet në pranga një polic, dyshohet për tregti droge

Shpërndaje

Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, ka ngritur padi penale ndaj zyrtarit policor J.J (40), pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale”prodhim të paautorizuar dhe lëshim për përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Nga MPB njoftuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së J.J (40) nga Shkupi, janë gjetur 125 gramë marihuanë, si dhe fara të kanabisit.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe i njëjti është pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës hetimore.