Në hotelin e Messit do të organizohet argëtim me 9000 femra (Video)

Shpërndaje

Lionel Messi është një ndër futbollistët me të ardhurat më të mira në botë. Rroga e tij vjetore sillet rreth 40 milionë dollarë, teksa përveç futbollit, ai fiton shumë edhe nga bizneset e tij.

Një nga bizneset në të cilat ka investuar argjentinasi është një hotel i ri në Ibiza, të cilin e ka blerë së fundmi.

E me rastin e promovimit të tij, në muajin tetor do të organizohet një ‘party’ i pazakontë.

Në katër ditët e para të tetorit, në këtë hotel do të organizohet një ndejë kushtuar femrave, dhe të ftuara do të jenë plot 9000 të tilla. 

Mediat angleze shkruajnë se do të jetë diçka e pazakontë, që nuk ka ndodhur deri më tani.

Ndryshe, nata në hotelin e Messi kushton rreth 550 euro, dhe lukset e tjera lukset e tjera që të ofron një dhomë përfshijnë çasjet në pishinat më moderne, butiqet dhe një bar në çati.