Kronikë e zezë

Arrestohen 7 valltare nga Kosova, Sllovenia dhe Maqedonia, në një klub nate në Gostivar

Shpërndaje

Pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në bashkpunim me Departamentin për krim ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatëdhesim Tetovë, më datë 26.06.2018 prej ora 23 e 30 minuta deri ora 03.00, kanë kryer kontroll aksion në objektin hotelerik ,,Oriental Billi 97,, në fshatin Dobridol të Gostivarit, pronë e 25-vjeçarit B.R. nga po i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në kët objekt, janë ndaluar 7 valltare, të cilat i kanë zbavitur të pranishmit në lokal, nga të cilat 4 shtetase të huaja dhe 3 shtetase të Republikës së Maqedonisë. Shtetaset e huaja, 3 nga Kosova dhe 1 nga Sllovenia, të moshës 20 deri 32 vjet, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrim në kundërshtim me qëllimin, janë arestuar dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Njëkohësisht, është kryer kontroll aksion, në   objektin hotelerik ,,Billi eksport import,, në Çegran, në të cilin janë ndaluar 8 famra, të gjitha shtetase të Republikës së Maqedonisë./TS