Tragjedi në Çellopek të Tetovës! Vriten babë e bir, arrestohet autori

Shpërndaje

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës. Sipas informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të familjes së njëjtë ka qenë vendi përpara shtëpisë së autorit. 60 vjeçari me inicialet I.I. ka lënë të vrarë babë e bir 52 vjeçar dhe 28 vjeçar. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

“Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar ndërsa për hetim ka dalë si sektori i punëve të brendshme po ashtu edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës. Priten informata më të detajuara ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende qartazi nuk dihen. Sipas disa dëshmitarëve okular flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrje në shtëpi me makinë, nga kushëriri i cili dyshohet se është dorasi”.

Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme. /Alsat.mk