Prej nesër mund të dorëzohen dokumentet për subvencionimin e rrymës

Shpërndaje

Deri më 10.11 duhet të dorëzohen dokumentet që subvencionimi i rrymës të fillojë prej 01.12. Në këtë masë janë përfshirë tre kategori konsumatorësh: personat juridikë dhe fizikë të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë me prioritet në industrinë e ushqimit – 80 euro për megavat orë, ndërmarrjet publike nga fusha e Ekonomisë së Ujërave dhe stacionet filtruese – 95 euro, 3.365 shkolla fillore dhe 109 të mesme – 95 euro për megavat orë.

“Do të vazhdojmë ta subvencionojmë energjinë elektrike për 80% për mbi 600 mijë amvisëri dhe 72 mijë kompani të vogla që punësojnë 98%të punëtorëve në vend. Nuk është në rrugë pa dalje as shteti, as qytetarët, as qeveria. E vetmja që është në rrugë pa dalje është opozita, për shkak se qeveria ka plan shumë të qartë për përballimin me krizën energjetike”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.