Komuna e Tetovës: UZURPIMI i pronës publike ka marrë FUND

Shpërndaje

Komuna e Tetovës në faqen e saj në Facebook ka shkruar se uzurpimi i pronës publike ka marrë fund, përcjell albazone media.

Njoftimi nga Komuna e Tetovës:

UZURPIMI i pronës publike ka marrë FUND ❌
#punë #jofjalë
Të dashur tetovarë,
Sot, nëpërmjet Inspektoriatit komunal, Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”- Tetovë dhe NP Parkingu i qytetit është bërë lirimi i hapësirës publike në zonën qëndrore të qytetit më konkretisht përballë shkollës fillore “Liria” të uzurpuar me vite e cila njëkohësisht është shfrytëzuar edhe për parkim ILEGAL, andaj, duke marrë parasysh shqetësimet dhe ankesat e shumta të qytetarëve, sot, këto hapësira janë të lira njëkohësisht do të krijohen vend- parkime zonale🅿️🚗🚘 për qytetarët tanë.
Të vendosur në punën tonë për t’a bërë Tetovën një qytet të ëndërave tona. Hapësirat publike janë për të gjithë. Qyteti është i të gjithëve!

Sipas tij janë të vendosur në punë, për t’a bërë Tetovën një qytet të ëndërave dhe se hapësirat publike janë për të gjithë.