Isen Shabani numëron të arriturat e tij në njëvjetorin e rizgjedhjes së tij

Shpërndaje

Të dashur qytetarë të komunës së Vrapçishtit,
Sot një vit nga rizgjedhja ime në krye të komunës së Vrapçishtit.
Në mandatin e dytë, me plot krenari dhe me shumë sinqeritet ju them se, gjatë mandatit të parë ne bashkë me ju folëm me gjuhën e punës, ndershmërisë e guximit, për të bërë realitet ndryshimin e mezipritur në komunën e Vrapçishtit, që i duhej prej kohësh.
U zotuam se në mandatin e dytë do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë punë konkrete, punë që realizohen dhe që nuk do të ndalemi me kaq, për të rikthyer komunën tonë në komunë urbane.
Disa nga projektet që u realizuan dhe që janë në realizim e sipër në vitin e parë të qeverisjes tonë janë:
👉🛣 Rruga e Zabelit, Negotinë – Dobërdoll,
👉🛣 Rruga e Hanit, Gradec,
👉 🛣Rruga e fshatit Gallatë, punimet fillojnë javën e ardhshme,
👉 🚒Qendra për Zjarrfikës, lokacioni në Gradec,
👉🏢 Shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta,
👉🏢 Shkolla fillore periferike “Naim Frashëri” në Gjurgjevisht, renovim i jashtëm dhe i brendshëm,
👉 🎡Tre kënde lojrash për fëmijë në Vrapçisht, Dobërdoll dhe Gradec.
🤝 Vazhdojmë me projektet e rradhës.
Me respekt, 🙏 Isen Shabani