Edhe Mike Tyson dhe të famshëm të tjerë bënë shqiponjën (Foto)

Shpërndaje

Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka sjellë kënaqësi të shqiptarët dhe pakënaqësi te serbët.

Shqiptarët në mbarë botën kanë përshëndetur veprimin e tyre, duke shprehur krenari për djemtë shqiptarë dhe suksesin e tyre.

Për të përkrahur djemtë, mjeku shqiptar në Amerikë Mario Ademaj ka postuar në Facebook disa fotografi, ku shfaqen duke bërë shqiponjën persona të famshëm si Mike Tyson dhe Jeremy Meeks i njohur si “krimineli seksi”.