Ferri mbi Greqi, uji merr çka i del para (Video)

Shpërndaje

Zona të tëra janë pushtuar nga uji në qytetin e Mandras në Greqi duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.

Shirat e djeshëm kanë shkaktuar prurje të mëdha uji, i cili ka vërshuar në rrugë duke prishur ç’të gjente para

Mediat greke bëjnë me dije se dëmët janë të mëdha në zonat e prekura, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për viktima deri më tani.

Pamjet e ujit që vërshon si lum në rrugë janë shpërndarë në të gjithë Greqinë duke rikujtuar përbytjet e disa muajve më parë në të njëjtën zonë.

24 persona ndërruan jetën gjatë përmbytjeve të nëntorit të shkuar në zonën e Mandras kur uji vërshoi pikërisht si dje.

Nga vërshimet pësuan sidomos banorët e Halkidikit. Nga atje një numër I madh I turistëve filluan ta lëshojnë vendin, nderrkohe shume turiste jane evakuuar.

Moti jo stabil, I shoqëruar me shira të mëdha bëri që moti të përkeqësohet në shumë pjesë të BAllkanit, por problem më të mëdha u shfaqën në Greqi, ku shumë plazhe janë nën ujë, kurse prurjet e ujrave kanë marrë edhe makinat nga rrugët greke.