FIFA e ndal Shaqirin për test të doppingut
Xherdan Shaqiri ka hasur në një pengesë sonte
Pas ndeshjes me Kosta Rikën atë dhe dy lojtarë nga Kombëtarja e Amerikës Qendrore janë ndalur për të bërë testet e doppingut.
Këtë gjë Shaqiri e ka postuar në rrjetet sociale derisa duket shumë i qetë në këtë rast dhe aspak i shqetësuar për të bërë këtë test.
FIFA vazhdimisht bën kontrolla të lojtarëve për dopping dhe Shaqiri është njëri prej tyre që ju bën këto teste pas ndeshjeve.
“Në 1/8 e finales, punë e mirë djema! Dopping test më miqtë e mijë kostarikan! 2-2 rezultat fer”, ka shkruar Shaqiri.
Ndryshe, në statusin e tij shihet se ai është shumë i relaksuar ku krahas doppingut vendos emotikonin duke buzëqeshur që do të thotë se nuk ka asgjë serioze në këtë rast.