Gazeta zvicerane: FIFA nuk e cilësoi as të qëllimshëm e as politik festimin me shqiponjë
Pas marrjes se vendimit të FIFA’s, gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar edhe një gjë interesante nga vendimi i FIFA
Komisioni Disiplinor i FIFA’s ka vendosur sot që të dënoi Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichtsteinerin me një dënim në para duke i dënuar dy të parët më nga 10 000 franga kurse Lichtstenerin më 5000.
Por në vendimin e FIFA duhet se ky dënim nuk ka karakter paragjykues dhe gjykues.
Sipas tyre shtëpia botërore e futbollit e cilësoi këtë akt jo të qëllimshëm kurs festimin jo politik.
Edhe pse shumë komentatorë e kishin klasifikuar bërjen e shqiponjës si gjë politike dhe se lojtarët treguan nacionalizëm, kështu nuk mendon FIFA.
Avokatët e FIFA’s pasi kanë shikuar në mënyrë objektive këtë gjë kanë zbuluar se lojtarët nuk e kanë bërë festimin me qëllime politike për të provokuar serbët, por thjesht ishte një veprim emocional i tyre.