Gjermaninë e ndoqi mallkimi i kampionëve si në Botëroret e kaluar

Shpërndaje

Askush nuk ka arritur që të rimerr dy herë radhazi kampionatin botëror që nga Brazili më 1962, derisa katër nga pesë kampionët e fundit janë eliminuar që në fazën e grupeve.

Nga kampionë në dështak! Pas humbjes shokuese të Gjermanisë nga Koreja e Jugut, Gjermania është viktima e fundit nga mallkimi që po i ndodh kampionëve Botëror.

Tre nga katër kampionët e fundit janë eliminuar që nga faza e grupeve kurse skuadra e Joachim Low i është bashkuar listës se skuadrave që pësuan humbjen e dytë në përpjekjen e pasuksesshme në mbrojtje të titullit.

Gjermania filluan kampanjën e tyre në një mënyrë tepër të keqe, duke humbur 1-0 nga Meksika derisa ata nuk arritën që të jenë aq të mirë para golit gjatë gjithë kësaj ndeshje.

Ata po ashtu flirtuan me eliminimin pasi ishin duke pësuar 1-0 kundër Suedisë, por golat e Marco Reus dhe Toni Kroos i mbajtën atë në luftë për të kaluar tutje.

Por ata nuk gjetën shpëtim në ndeshjen kundër Koresë së Jugut të cilët kaluan në epërsi dy herë në fund të takimit duke eliminuar kështu në mënyrë të tmerrshëm kampionët gjerman, transmeton GazetaExpress.

Franca kishte fituar Botërorin për herë të parë më 1998, ku kishin mposhtur Brazilin në Paris duke falënderuar dy golave me kokë nga Zinedine Zidane dhe një tjetër nga Emmanuel Petit.

Megjithatë, ata u shkatërruan në Japoni dhe Kore të Jugut katër vite më vonë duke mos shënuar asnjë gol në grupe ku ishin kundër Senegalit, Danimarkës dhe Uruguait. Në fakt Senagali në atë kohë ishte skuadra më e dobët bazuar në renditje të FIFA’s dhe kjo ishte humbja më shokuese e Francës në një Botëror.

Ronaldo inspiroi Brazilin për të triumfuar në këtë Botëror por Selecao nuk arritën më shumë se çerekfinalen më 2006 pasi që u eliminuan nga Franca.

Kjo nuk ishte asgjë, megjithatë, nëse e krahasojmë me eliminimin e Italisë më 2010, me Azzurri që nuk arritën po ashtu të fitojnë një ndeshje të vetme në grupe me Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë – vetëm katër vite pas triumfit të tyre emocional në Gjermani.

E njëjta ndodh më Spanjën në Brazil më 2014. La Roja shkonte në këtë kampionat më tre trofe të fituar – dy herë kampion i Europës dhe një Botëror.

Megjithatë, skuadra e Vicente del Bosques nuk arriti që ta rikuperonte humbjen katastrofale nga Holanda 5-1, dhe atë kundër Kilit 2-0, të dyja dy herë radhazi.

Gjermania kishte arritur të fitonte në Brazil duke mposhtur Argjentinën e Lionel Messis me një gol. Megjithatë, ata do të largohen nga Rusia me paraqitjen e tyre më të dobët që nga viti 1938.

Kjo do të thotë që Brazili mbetet njëra prej skuadrave që arrin të jetë kampion bote për tetë vite, të cilën gjë e kishte bërë që nga viti 1962 me Pelen.

Por, dështimi i fundit shton edhe më shumë misterin e një mallkimi që po i ndjek çdo kampionat fituesit e Botërorit.