Ronaldo mbërrin familjarisht në Riad, qyteti “vishet” me fotot e tij

Shpërndaje

Pas një jave pritjeje mediatike dhe kurioziteti për zbarkimin e Cristiano Ronaldos në klubin saudit Al-Nassr, futbollisti me famë botërore ka mbërritur sonte në aeroportin ndërkombëtar King Khaled në Riad nga Madridi.

Klubi Al-Nassr do të mbajë një ceremoni dy-orëshe të mirëseardhjes për Ronaldon të martën, më 3 dhjetor në Marsool Park në orën 19:00, ku ai do të nënshkruajë një kontratë dhe do t’u drejtohet fansave dhe mediave një konferencë për shtyp.

Ceremonia duhet të transmetohet nga disa kanale televizive. Klubi ende nuk ka njoftuar se kur Ronaldo do të bëjë debutimin e tij në Al Nassr. Klubi e quajti vendimin e tyre një “ngjarje historike” dhe tha se do të përfitonte Ligën Saudite në shumë mënyra.

I gjithë qyteti i Riad eshte mbushur me reklama ku shfaqet Ronaldo me fanelen e Al Nassr teksa ka shume kuriozitet per prezantimin e tij. Stadiumi do te jete i mbushur me 30 mije tifozë. Klubi saudit ka shkuar ne 7 mln ndjekes nga 800 mije qe ishte para se te njoftonte blerjen e Ronaldos.