Konfirmohet: Largohet ylli nga Barcelona, nënshkruan me klubin e ri

Shpërndaje

Yerry Mina ka nënshkruar për Evertonin. Mbrojtësi kolumbian ka vendosur që të largohet nga Barcelona pasi që i është treguar se nuk do ta ketë minutazhin e duhur këtë sezon pas ardhjes së Clement Lenglet.

Marrëveshja është finalizuar për 30 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, transmeton IndeksOnline.

Mina, i cili dëshiroi të luante për një klub të madh, ka zgjedhur Evertonin pavarsisht interesimit të Manchester Unitedit.

Paraqitjet impresive të tij në Kupën e Botës e kanë rritur reputacionin e tij pavarsisht një debutimi zhgënjyes me Barcelonën.

Në orët e fundit, pasi u rikthye nga pushimet, Mina ka marrë shumë vëmendje për të ardhmen e tij dhe nuk ka stërvitur me Barcelonën.

Por, kjo situatë përfundoi dhe tani ai është përforcimi më i ri i Evertonit.