Kush është Rilind Reka, njeriu që mobilizoi shqiptarët për t’ua paguar dënimin Xhakës dhe Shaqirit?

Shpërndaje

Ndeshja e së premtes në Kaliningrad të Rusisë ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, padyshim që pushtoi mediat botërore dhe rrjetet sociale.
Fitorja e kombëtares së Zvicrës, me golat e djemve nga Kosova, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ngjalli shumë reagime në botë.

Kjo për faktin se të dy festuan golat duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Festës së tyre, iu bashkuan edhe lojtarët e tjerë, duke përfshirë edhe kapitenin Stephan Lichtstenier, i cili po ashtu bëri shqiponjën.

Kjo festë e tyre, inatosi Serbinë më shumë se sa përmbysja e rezultatit në 2 me 1. Ata u ankuan në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për festimin me shqiponjë, duke e quajtur provokim nga ana e futbollistëve nga Kosova.

FIFA dënoi Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën me nga 10 mijë franga zvicerane, kurse kapitenin Lichtsteiner me 5 mijë.

Mirëpo, 25 mijë franga duket se janë shumë pak krahasuar me gëzimin që përjetuan, sidomos tifozët shqiptarë të Zvicrës, të cilët edhe kanë shprehur gatishmëri për të paguar këtë gjobë të FIFA-s.

Madje është krijuar edhe një aplikacion online për të mbledhur fonde për të paguar këtë gjobë të shqiptuar nga institucioni i lartë i futbollit ndërkombëtar.

Kush është Rilind Reka?

Aplikacioni i krijuar online GoFundMe brenda pak orësh ka arritur në shifrën e afro 20 mijë dollarë donacione. Ky fond i krijuar nga Rilind Reka ka për qëllim që ta arrijë në kuotën e 25 mijë dollarëve në mënyrë që të paguhet gjoba e tre futbollistëve.

Por, kush është Rilind Reka? Rilind Reka është emër i njohur në Kosovë. Ai para disa vitesh u bë i njohur si njëri që mbante diskotekat dhe klubet më të mira të natës në Prishtinë, shkruan lajmi.net.


Rilind dhe Blerim Reka

Jo vetëm kaq, Rilindi ishte i martuar për pak kohë edhe me këngëtaren e njohur, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna.

Ka të atillë që Rilindin e njohin edhe ndryshe. Ai është djali i politikanit, profesorit dhe analistit të njohur nga Maqedonia, Blerim Reka.

Rilindi qe një kohë jeton dhe vepron në Amerikë. /Lajmi.net/