Ky është reagimi i Granit Xhakës pas vendimit të FIFA-s

Shpërndaje

FIFA e dënoi me gjobë 10 mijë franga zvicerane Granit Xhakën për festimin e tij me shqiponjë pas golit me Serbinë, por është vetë mesfushori që luan në radhët e Arsenalit, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Teksa është në stërvitje me Zvicrën dhe duket i qeshur, bashkëngjitur fotos ai shkruan: “Ndihem i lumtur dhe i relaksuar. Do bëjmë gjithçka që të sigurohemi të kalojmë në raundin tjetër nesër”.