Çfarë duhet të ndodhë që Argjentina ta kalojë grupin? Ja skenarët

Shpërndaje

Për Argjentinën e Lionel Messit Kupa e Botës në Rusi do të nisë apo do të mbarojë pikërisht sot kundër Nigerisë.

Nigeria dhe Argjentina do të ballafaqohen në stadiumin e Shën Petersbgurut në Shën Petersburg me fillim në orën 20:00, raporton Gazeta Express.

Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe dueli tjetër i rrethit të tretë dhe të fundit në Grupin D, mes Islandës dhe Kroacisë.

Vetëm Kroacia (6 pikë) e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa këtë do ta kërkojnë sonte Nigeria (3 pikë), Argjentina (1 pikë) dhe Islanda (1 pikë).

Por, çfarë duhet të ndodhë që Argjentina të kalojë tutje?

Epo, ekzistojnë disa skenarë:

1.

Argjentina të fitojë ndaj Nigerisë

Kroacia të fitojë apo barazojë ndaj Islandës

2.

Argjentina të fitojë ndaj Nigerisë

Islanda ta mposhtë Kroacinë

Argjentina të ketë gol dallim më të mirë se Islanda me 2 apo më tepër gola.

Shkurt e shqip, nëse Argjentina dështon ta mposhtë Nigerinë, atëherë do të eliminohet nga Kupa e Botës.