Ky është fëmija nga Kumanova që u aksidentua sot nga policia

Shpërndaje

Fëmija i aksidentuar me makinë nga një polic është jashtë rrezikut për jetën

Djaloshi shtatvjeçarë nga Kumanova, Murtez Aliji, i cili sot është goditur nga një makinë e drejtuar nga një policë nga Kratova, është jashtë rrezikut për jetën. Në aksidentin i cili ka ndodhur pranë xhamisë në qytetin e Kumanovës, fëmija ka marrë lëndime trupore dhe është shtruar për shërim në repartin e Kirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup. Polici që ka shkaktuar aksidentin, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ministria e punëve të brendshme ka konfirmuar lajmin se vetura “ Fiat Linea” është në pronësi të kësaj ministrie dhe se është drejtuar nga polici S.P (44), i cili ka aksidentuar një 7 vjeçar në qytetin e Kumanovës.

Ekipi ynë vizitoi shtatëvjeçarin Murtez Aliji, në Repartin e Kirurgjisë në spitalin “ Nënë Tereza”, ku edhe është sjellë për kurim. Vogëlushi tregon se ka mbetur i vetëm i shtrirë në rrugë deri sa disa kalimtar të rastit e kanë dërguar në shtëpi te familja, e cila më pas babai i tij e ka dërguar në një ambulancë të qytetit për ndihmë mjeksore.

Deklaratë- Murtez Aliji

Babai i fëmisë së aksidentuar, Menduh Aliji, tregon se pasi e kishte dërguar djalin në ambulancë atje kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë, të cilët kanë marrë rrobat e voglushit që i ka pasur veshur gjatë aksidentit.

“Edhe kur kam ardhur te shtëpia e ka pru dikush, një person djalin në krah tek shtëpia ime. Mandej unë e kam marr djalin në krah dhe e kam dërguar tek ambulance, pa ndihmën e askujt. E si tregon djali, thotë” Babi kët pjesën këtu e kam të shtypur”- thotë Muhamed Aliji, babai i djali të aksidentuar.

Nga Reparti i kirurgjisë në Shkup, thonë për Almakos se Murtezi është jashtë rrezikut për jetë, por se vogëlushi do të mbahet në spital për mbikqyrje.

“Fëmija është pranuar në Repartin e kirurgjisë për fëmijë. Ka frakturë të pjesës së majtë të legenit, ka konfuzionë të kokës dhe në trup, pra ka shtypje në kokë dhe nëpër trup. Gjendja e përgjithshme është e mirë. Fëmija është sjellë në kohë në spital.”- thonë nga Reparti i Kirurgjisë.

Almakos për rastin në fjalë kontaktoi edhe më zëvendës ministrin e brendshëm, Agim Nuhiu, i cili njofton se procedura për zbardhjen e rastit ka nisur dhe është informuar edhe Prokuroria për përcaktimin e përgjegjësisë të punonjësve të policisë.

Të njejtin qëndrim ka mbajtur edhe policia në Kumanovë. Ata për rastin kanë njëftuar edhe prokurorin publik në qytet, i cili ka marrë të gjitha masat dhe aktivitete për hetimin e plotë të rastit. Poshtu me rastin është njoftuar edhe Sektori për kontrollë të brendshëm,hetime penale dhe standarde profesionale i policisë, i cili do të hetojë sjelljen e policit të përfshirë më aksident.

Ndërsa nga Prokuroria Publike thonë se për rastin në fjalë do të dalin me qëndrim zyrtarë nëser./almakos