“Mos kini frikë nga shqiponja!”. Rama publikon llogarinë, kontribute për Xhakën e Shaqirin

Shpërndaje

Edi Rama publikoi në profilin e tij në “Facebook” nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”.

Paralelisht me nismën e një dite më parë në internet, ku për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, tashmë edhe Kryeministri Rama ka ndërmarrë një nismë të ngjashme.

Rama publikoi në profilin e tij në “Facebook” nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”, që është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, shkruan Kryeministri në “Facebook”.