Befasuese, Thaçi dhe Vuçiç nominohen për çmimin Nobel të Paqes?
Media serbe “Danas” shkruan se ekziston mundësia që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç të nominohen për çmimin Nobel të Paqes. Së bashku me ta, mundet të nominohet për këtë çmim të jashtëzakonshëm edhe ndërmjetësuesja e BE, Federica Mogherini.
Siç shkruan “Danas”, i tillë informacion merret vesh prej diplomacive perëndimore. Por, për të arritur këtë gjë duhet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje brenda pranverës. Gjithashtu, në media serbe thuhet se Thaçi “e ka shtruar rrugën” drejt suksesit të çmimit pas botimit të librit autobiografik “Shtet i ri, shtetar i ri”. Këtë libër e kanë shkruar gazetarët anglezë Roger Boys dhe Suzzy Jagge. Libri është promovuar në kryeqytete me rëndësi të Europës.