Dua Lipa me ekipin bëjnë atmosferë midis Prishtinës me “Ku Vajti”
Dua Lipa nesër pritet të performojë në “Sunny Hill Festival”.
Ajo ka arritur dje në Prishtinë bashkë me të dashurin, Isaac Carew dhe anëtarët e ekipit të saj, shkruan lajmi.net.
Meqë ka ardhë para koncertit, Dua është relaksuar gjatë ditës në pishinë bashkë me të dashurin dhe familjarët.
Gjatë mbrëmjes, ajo ka vazhduar argëtimin bashkë me Isaac, vëllain, motrën dhe gjithë anëtarët e ekipit që po e shoqërojnë.
Kënga që po i shoqëronte ishte “Ku vajti” nga Elvana Gjata.