Këta ishin “Tigrat e Zi”, të UÇK-së: Serbëve u hynte frika në palcë (VIDEO)

Shpërndaje

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërmjet Ushtrië Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë serbe, këta të fundit shpesherë ishin të frikësuar nga ushtarët tanë.

Ishin pikërisht Njësia Speciale e UÇK-së, e quajtur “Tigrat e zi”, të specializuar për luftë guerile që kudo që shfaqeshin serbët frikësoheshin prej tyre.

Dihet mirë që në luftën guerile shumëherë kemi qenë fitues nda forcave serbo-sllave, andaj serbët e kanë ditur mirë se poqëse shfaqet “Tigrat e zi”, do të pësonin humbje jashtzakonisht të mëdha si në njerëz ashtu edhe në altireli.

Një një video të rrallë nga ajo kohë kjo njësi shihen të armatosur, të cilët në radhët e tyre kishin snajperistë të specializuar. Ata ishin të pajisur me armatim antitankë dhe kallashnikov.

“Unë kur jam i gatshëm për aksion jam i gatshëm sikur të fluturoj, mos të prek në ajër hiç. Jam shumë i guximshëm. Jam aq sa nuk tembem prej kërkujt hiç. Jemi betu për këtë. Të tregova edhe më parë është vendi jonë, nuk kemi ku shkojmë, për atë nuk frikohemi aspak”, thotë njëri prej tyre në një dokumentar të realizuar në atë kohë nga CNN.