Dua Lipës i dhurohet “Çelësi i Prishtinës” (Foto)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me ç’rast i dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.
Kryetari Shpend Ahmeti ka falënderuar Duan që po e vendosë Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.
Ndërsa Dua u shpreh të jetë e lumtur që do të performojë për të dytën herë para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse.
“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija”
Përndryshe, kjo është hera e parë që Kryetari Ahmeti ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.