Edhe Lista Serbe përkrah “përcaktimin e kufirit” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shpërndaje

Tema e ridefnimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është bërë shumë aktuale kohëve të fundit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq e kanë përmendur demarkacionin e kufijve si mundësi për zgjidhjen mes dy shteteve.

E duket se edhe në këtë temë, Lista Serbe është në një linjë me presidentin e Serbisë.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se përcaktimi i kufijve midis Koosvës dhe Serbisë është ide e pranueshme, nëse ajo garanton më shumë liri dhe të drejta për serbët, transmeton lajmi.net.

“Kur flasim për idetë duhet të them se jemi me milje larg. Në qoftë se ka ndonjë shans për përarim te serbët e Kosovës, unë jam i sigurt se do ta mbështesim”, tha Simiq në RTS.

Ai thotë se dhuna në këto momente nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e problemve politike. Tutje deputeti serb në Parlamentin e Kosovës, thur lavde për Vuçiqin.

“Për gjashtë vitet e fundit është bërë progres i madh në saje të presidentit Vuçiq dhe ekipit tonë negociator, duke hyrë kështu në një fazë që të diskutojmë interesat legjitime të serbëve në Kosovës”, deklaroi Igor Simiq.

Ai tutje bëri të ditur se presidenti serb në shtator me shumë gjasë do ta vizitojë Kosovën.

Kurse sa i përket temës së sigurisë, Simiq theksoi se serbët e Kosovës kanë besim te KFOR-i. /Lajmi.net/