Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e Kamzës

Shpërndaje

Një automjet i djegur është gjetur në Fushë-Krujë vetëm pak orë pas ngjarjes së ndodhur në Kamzë, ku u qëllua me armë drejt një lokali dhe më pas shpërtheu një sasi eksplozivi.

Sipas policisë, mjeti i djegur ishte tip  “Fuoristradë”, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnikov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Grupi hetimor po kryen hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm në Kamzë.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)