RajoniTop Lajme

Haradinaj: Kufijtë janë vendosë me luftë, veç lufta i luan

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri ka folur edhe lidhur me mundësinë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Sipas Haradinajt kufijtë e Kosovës janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta do të mund t’i luajë.

“Kufijtë janë vendosë me luftë veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është. Të gjithë ka janë shqiptarët me qejf e kishin marr Preshevën por e thash edhe një herë se këta kufij janë vendosë nga lufta e UÇK-së dhe nga ndërhyrja e NATO-s, pra janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij.Është imagjinatë e lehtë që dikush të luajë me kufi, nuk luhet me kufi”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur në mes Kosovës dhe Serbisë është njohja.

“Ajo që ka mbet mes Kosovës dhe Serbisë ka mbet njohja reciproke në këta kufij pra kjo ka mbet për këtë e mbështesim presidentin, është president i vendit dhe e mbështesim”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/