Ju vihet flaka palmave në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup (Video)

Shpërndaje

Gjatë këtyre ditëve në kopshtin e Klinikës “Zhan Mitrev” janë djegur dy palma nga një grup i të rinjve, informojnë nga Klinika.

Njëri rast është regjistruar  të shtunën e kaluar  rreth orës 1:30 ndërsa tjetri mbrëmë rreth orës 2:30.

Në videot, të cilat janë bërë nga kamerat e sigurisë së Klinikës, vërehen disa të rinj se si afrohen  në hyrjen e parkingut  dhe njëri prej tyre me çakmak e djeg pemën e palmës që për disa sekonda ndizet   në flakë. Në rastin e dytë  të kamerave të sigurisë  të rinjtë zbresin nga një automobil, me fytyrë të mbuluar  dhe shkojnë deri te palma më e afërt dhe gjithashtu e djegin, pas së cilës hynë brenda në makinë dhe ikin nga vendi.

Videot do të shfrytëzohen për hetim të mëtutjeshëm  në të cilin do të kërkohet se kush janë autorët  dhe cilat janë motivet për atë dikush të bëjë akt të tillë vandal dhe të pacivilizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=bNDvPphRzhQ&feature=youtu.be