Rita Ora elektrizon publikun në Maltë, futet në mesin e tyre gjatë koncertit (Video)

Shpërndaje

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë globit dhe po krijon spektakël.

Së fundi, ajo ka qëndruar në shtetin e vogël të Maltës, e cila ka mbi 457 mijë banorë sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.

Biondina u ka dhuruar emocione të veçanta publikut, kur në një moment nuk ka mundur të vetë përmbahet.

Në fakt, në një çast 27-vjeçarja ka kërcyer në publik dhe së bashku me ta është argëtuar gjatë kohës sa ka kënduar.

Ndryshe, seksi këngëtaren do të mund ta shohim gjatë javës së ardhshme në ngjarjen vjetore të muzikës ndërkombëtare – MTV Video Music Awards.

Këngëtarja jonë është e nominuar edhe në një prej kategorive së bashku me Dua Lipën, përkatësisht në “Best Dance”. /Telegrafi/

🔥 @ritaora

A post shared by Summer Daze Malta (@summerdazemalta) on

Straight off stage – Rita Ora was amazing! 🇲🇹😍🙌🏻✨

A post shared by Summer Daze Malta (@summerdazemalta) on

@ritaora singing poison at Summer Daze🔥🎉

A post shared by Summer Daze Malta (@summerdazemalta) on

Tuh forever 🦋

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on