Tetovë, dy të rinj të moshës 18 vjeçe humbën jetën në aksident trafiku (Foto)

Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonin e Tetovës, ku një i ri ka mbetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve nga hetimi, është drejtuar nga 18- vjetor M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri A.Z (23) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Prokurori publik dhe një ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer hetim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Një ditë më parë, gjegjësisht 40 minuta pas mensatës të së dielës, edhe një i ri i moshës 18 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit, humbi jetën nga një aksident tragjik ndodhur në pikën pagesore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit nga Çegrani do të bëhet sot rreth orës 13:30.

Mirsad Zeqiri

Aksident i rëndë në pikën e pagesës rrugure në Gostivar, ku ka humbur jetën një i ri nga Çegrani i Gostivarit

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë, më 2 tetor, dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore në Gostivar, një makinë e tipit “Seat ibiza”, me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet E.Z., nga Çegrani i Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Në aksident, E.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për t`i ofruar ndihmë mjekësore, por gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup ai iu nënshtrua plagëve dhe ndërroi jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (2 tetor) do të kryhet autopsi.

Erion Zenuni