Kur Ronela Hajati puthjen e shndërron në sharje
Ajo publikoi para tre muajve këngën më të re që e solli për tregun muzikor shqiptar.
“Maje men”, titullohet kënga më e re bukuroshes, video e së cilës deri më tani është shikuar mbi 1.7 milion herë në YouTube.
Por, duket se ka persona që i urrejnë sukseset e arritura të Ronela Hajatit, për të cilën ajo ka një mesazh.
Në fakt, biondina jonë ka reaguar përmes llogarisë personale në Instagram duke treguar gishtin e mesëm.
“Desha me i puth njëherë “hejterat”, pastaj mendova, le të shkojnë në…”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale.
Kujtojmë se muaj më parë 28-vjeçarja kishte akuzuar kolegët për blerje të klikimesh në kanalet e ndryshme muzikore.
Ndryshe, Ronela tashmë është duke mbajtur disa koncerte dhe po punon në projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/