Dua Lipës i dhurohet rezidenca në jug? Gazetarja e njohur shqiptare zbulon lajmin e mbajtur sekret

Shpërndaje

Pushimet verore të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bën jehonë në shumë media ndërkombëtare. Kjo pasi artistja për herë të parë zgjodhi të pushonte në Shqipëri, konkretisht në Jug.

Dua ndau me të gjithë fansat në rrjetet sociale, pamje të ndryshme nga vendet të cilat kishte vizituar si Parku Kombëtar i Butrintit apo Ksamili, duke promovuar kështu bukuritë e vendit tonë në të gjithë botën.

Mirëpo, pas vizitës së këngëtares, komentet kanë qenë të shumta. Madje, pasditen e sotme, e ftuar në emisionin “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Sipas saj, Dua ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar. “Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar.

Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.

Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, ka deklaruar gazetarja.