Shtyhet publikimi i këngës së re nga Rina, kjo është arsyeja

Shpërndaje

Rina Balaj është emër shumë i komentuar së fundi në titujt rozë.
Ajo është repere nga labeli “On Records”, e cila këto ditë ka qenë shumë aktive në muzikë, shkruan lajmi.net.

Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës “Ashiqare”, Rina kishte paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën “Mami”, të cilën reperja parashihej ta publikonte sot në orën 16:00, por menaxheri i saj, Met Elshani ka njoftuar se kënga do të dalë nesër.

“Ju njoftojm se Kenga RINES del neser ora 15 sorry nuk eshte naj gjest qe me bo qe kishe pe bojm ma interesant jo eshte thjesht nje problem teknik nihem e shihem neser “, ka shkruar ai.

Në linkun e mëposhtëm keni mundësi ta shikoni intervistën e fundit që Rina ka dhënë për “Mirage”, në të cilën zbuloi shumë të pathëna. /Lajmi.net/