Enca kujton fillimet e karrierës: Isha shqiptarja e parë që bëri ‘covera’ në YouTube

Shpërndaje

Enca Haxhia është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.

Ajo nuk është shumë aktive me këngë të reja, por fansat e saj i informon përmes rrjeteve sociale për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja është kthyer prapa në kohë, duke publikuar disa video të cilat i kishte realizuar vite më parë.

Duke kujtuar fillimet e karrierës së saj në muzikë, Enca përmes një videoje tha se “Isha shqiptarja e parë që postova covera në YouTube, 8 vite më parë. Unë incizova, këndova, editova video, bëra ‘promocion’, të gjitha vet”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca është “Dua”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/