Shëndeti

Ky truk me jastëkun do të shpëtojë nga vapa e tmerrshme e kësaj vere, gjatë natës

Shpërndaje

Gjatë ditës, vera mund të jetë e bukur por kur vjen puna te gjumi i natës, gjërat ndërlikohen. Vapa t’i vështirëson të gjitha dhe kondicioneri nuk është ide e mirë, në çdo rast, ka edhe ai pasojat e tij. Ndonjëherë, mjafton një truk i vogël, në këtë rast edhe i shpejt, për të kapërcyer problemin.
Që të mbijetosh edhe këto ditë që i kanë mbetur gushtit (që nuk janë pak, në fakt) zbato këtë truk të vogël.
Hiqe këllëfin e jastëkut dhe vendose në një qese transparente, mbylleni qesen mirë dhe vendoseni në akull për pak kohë. Këllëfi do të freskohet dhe kur ta përdorni do të shërbejë për të ulur temperaturën e trupit. Do të ndihesh me siguri më mirë dhe nesër në mëngjes do të në falenderosh!