Studiuesit në SHBA zbulojnë ilaçin që zhduk kancerin

Shpërndaje

Dymbëdhjetë pacientë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shëruan nga kanceri rektal pasi iu nënshtruan një imunoterapie eksperimentale.

Pacientët u trajtuan me një ilaç eksperimental të quajtur dotarlimab, i cili sipas mjekëve ka dhënë një rezultat mahnitës, shkruan Euronews.

Ata morën një dozë dotarlimab çdo tre javë për gjashtë muaj, me idenë se do t’u duhej t’i nënshtroheshin trajtimeve standarde të kimioterapisë, terapisë me rrezatim dhe kirurgjisë pas trajtimit.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se në çdo rast, kanceri u zhduk vetëm përmes trajtimit eksperimental.

Studiuesit do të testojnë nëse e njëjta metodë mund të mposhtë llojet e tjera të kancerit në stomak, prostatë dhe pankreas.